Lajme

Bashkëatdhetari nga Zvicra, dhuron 10 mijë franga

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 23 February 2020

Bashkëatdhetari nga Zvicra, dhuron 10 mijë franga, për ndërtimin e xhamisë në fshatin e tij Florent (Sejdi) Ademaj, nga fshati Murademë i Prizrenit që jeton e vepron në Zvicërr ka dhënë 10,000 euro për ndërtimin e Xhamisë në fshatin e tij Muradem thuhet në njoftimin e Bashkësis Islame në Prizren.

Ai ka ardhur prej shteti ku jeton, vetëm për këtë akt, pra për të dhënë kontributin e tij. Florenti dhe babai i tij, Sejdia, janë të njohur për kontributin e tyre bëmirës edhe në xhami të tjera e projekte të ndryshme. Kryeimami, Dr. Orhan ef. Bislimaj, e falënderoi z. Florentin dhe familjen e tij, për këtë kontribut, po edhe për bëmirësitë e tjera, në të mirë të qytetarëve. “Zot i Madhërishëm, shpërbleji të gjithë bëmirësit, në dynja e ahiret dhe shumëfishoje pasurinë e tyre! Ata, janë ‘margaritarë’ në shoqëri”, tha kryeimami./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera