Lajme

“Bashkë Qeverisim” – slogani i Vetëvendosjes për zgjedhjet e 17 tetorit

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 19 September 2021

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka bërë të ditur sloganin e tyre për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor.

“Bashkë Qeverisim” është slogan që do të përdoret në këtë fushatë zgjedhore nga Vetëvendosje, të cilët kanë deklaruar se 144 është numri i komunës dhe se 144 është numri i bashkë qeverisjes.

“Bashkë Qeverisim drejt zhvillimit, drejtësisë dhe mirëqenies për të gjithë. Bashkë Qeverisim sepse punën që e filluam me qeverinë po e vazhdojmë me komunat, sepse kryeministrin që e kemi në qendër e kemi në secilin pjesë të vendit me ju e pranë kandidatëve tanë që garojnë në këto zgjedhje”, u tha nga Vetëvendosje.

-Advertisement-

Tutje u theksua se për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist është kjo parti.

“Për qeverisjen lokale me program modernizues, të ndershëm e humanist që ju do e jetësoni duke mbështetur kandidatë tanë me 17 tetor! 144 është numri i komunës, 144 është numri i Bashkë Qeverisjes!”, kanë shkruar nga LVV-ja në rrjetin social Facebook

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera