Bashkatdhetarët për një gjobë ndalohen në pikat kufitare
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 09 June 2018
Qytetarët dhe bashkatdhetarët të cilët nuk kanë paguar gjobat me kohë, po ndalohen në pikat kufitare nga policia. Kjo për KMDLNJ po konsiderohet si shkelje e drejtave të njeriut.
Autoritetet e Kosovës kanë futur në sistem qytetarët dhe bashkatdhetarët që kanë ndëshkime të ndryshme me gjoba, e të cilat pas një kohe kthehet në vendim për burgim.
Për mos lëvizje të lirë të këtyre qytetarëve, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(KMDLNJ) po konsideron si shkelje e të drejtave të njeriut.
Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut(KMDLNJ), Behxhet Shala, ka thënë për KosovaPress se për zbatimin e ligjit nuk duhet bërë dallime për bashkatdhetarët me ata që jetojnë në Kosovë.
Mirëpo, tha se përveç që është shkelje e të drejtave të njeriut, nuk është e logjikshme që qytetarët e Kosovës të ndalohen qoftë në ardhje ose në shkuarje në pikat kufitare.
“Në qoftë se një bashkatdhetar e ka një borxh para ligji, qoftë për vuajtje të dënimit, qoftë me pagesë të ndonjë gjobe, ai jo që nuk duhet të ndalohet të hynë në Kosovë, por ai duhet të pritet me lule, të hynë brenda dhe atëherë pasi të hyn brenda mund të dërgohet në burg ose mund t’i merret(ta shlyej dënimin) dënimi. Në qoftë se i ndalohet të hyjë në Kosovë, atëherë bëhet shkelje e ligjit, sepse nuk po zbatohet mendimi i një gjykate, por me këtë kontekst po bëhet shkelje e të drejtave të njeriut. Pra, nuk më duket aspak normale dhe asnjë shtet normal nuk të vepronte në këtë mënyrë që shkelësve të ligjit t’u ndalohet hyrja në Kosovë”, ka thënë Shala.
Zyrtarë për informim në Policinë e Kosovës, nëpërmjet një përgjigje me email elektronik kanë thënë për KosovaPress se çdo person i cili ka masë ndëshkuese, varësisht prej shkeljes, veprës së kryer, ndaj të cilit është marrë vendim nga organet e drejtësisë, (urdhëresë te gjykatës) nëse i njëjti nuk iu është përgjigjur vendimit, atëherë vendoset në sistem dhe mund të ndalohet si në hyrje, ashtu edhe në dalje të Republikës së Kosovës.
Policia nuk kanë treguar se sa raste brenda një viti kanë ndaluar në kufi.
Avokatja Fehmije Gashi Bytyqi, e cila trajton shumë lëndë penale të qytetarëve nga diaspora dhe të tjera ka thënë se gjykatat tek veprat e penale më të lehta që parashihen me ligj, deri tri vjet, propozon urdhër ndëshkimor që nënkupton dënim me gjobë dhe në këto raste kur aktgjykimi bëhet i formës së prerë, atëherë është zyra e ekzekutimeve që njofton palët se kanë një dënim, mirëpo në rast se brenda një afati të caktuar kohor nuk paguhet ai dënim me gjobë, zyra e ekzekutimeve njofton edhe një herë palën se nëse nuk e paguan dënimin, do të kthehet dënim me burg, që nënkupton 20 euro për 24 orë.
E gjithë kjo sipas saj, ndodhë në pikat kufitare, ku një rast ka ndodhur në prezencën saj me një klient.
“Për t’u ndal në kufi së pari duhet që aktgjykimi të jetë i formës së prerë dhe mandej të vije deri të ekzekutimi. Sipas ligjeve në fuqi në rast se nuk paguhen dënimet me gjobë ajo shndërrohet dënim me burg, që nënkupton që është 20 euro për me qëndrua në 24 orë në burg. Në përvojën time kam qenë me klient jashtë dhe kur kemi ardhur në hyrje të Kosovës, për befasi për një dënim 200 euro, veç e kam parë që klienti ka mbetur mbrapa… Ka raste varësisht nga pesha e veprës penale kur qytetarëve tanë të cilët jetojnë jashtë në një periudhë të caktuar, qoftë gjatë pushimeve, qoftë para se me shkuar në Evropë, kanë kryer ndonjë vepër penale dhe në momentin kur prokuroria, organet e ndjekjes ose gjykata është në fazën e gjykimit nuk mund t’i siguroj ata, menjëherë ata lëshojnë flet-arrest brenda vendit, në të gjitha pikat kufitare, mirëpo, në rastet kur janë vepra penale të peshës së rëndà « atëherë ka edhe flet arreste ndërkombëtare”, ka thënë Gashi Bytyqi.
Ajo ka sqaruar se kur të bëhet aktgjykimi i formës së prerë dhe nuk arrihet ai person me ekzekutuar me çka parashihet në vendim, Gjykata ka një sektor të veçantë të ekzekutimeve dhe vendimi ka me u ekzekutuar nga autoritetet në moment që e takojnë personin me aktgjykim të formës së prerë.
Avokatja Gashi Bytyqi ka shtuar se nuk ka ndonjë rast që autoritetet e Kosovës kanë kthyer bashkatdhetarët mbrapa nga kanë ardhur për shkak të ndëshkimeve që kanë pasur në Kosovë, përveç se i kanë ndaluar për mbajtje dhe dërgim drejt në burg.
Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse të drejtësisë nuk kanë dhënë sqarime për këto raste./
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...