Lajme

Basha reagon ndaj Ramës rreth protestave

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 29 July 2017

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka deklaruar se Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj kanë kërkuar procedim penal kundër qytetarëve që protestuan për rritjen e çmimit të ujit.

Në një reagim, Basha tha se  kryeministri Rama po përdor Veliajn kundër qytetarëve

“Edi Rama dhe veglat e tij në krye të Bashkisë Tiranë kanë kërkuar procedim penal kundër qytetarëve që ngritën zërin para bashkisë ndërsa ata ngritën në mënyrë kriminale çmimin e ujit. Rama e di që ka vetëm një mënyrë për të plaçkitur dhe për të dhunuar një vend: shuarja e çdo zëri kritik dhe persekutimi i çdo kujt që guxon të shprehet dhe veprojë kundër. Dua t’u them qytetarëve se nuk duhet të tremben, sepse janë më të fortë se çdo regjim dhe çdo qeveri. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të ngrenë zërin dhe të reagojnë ndaj këtij veprimi burracak kundër njerzve të lirë dhe të drejtave të tyre.”

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera