Basha: Protesta e 27 janarit, kundër aleancës së qeverisë me krimin
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 21 January 2018
6 ditë përpara protestës së opozitës, tregtarë të mishit në Pogradec i treguan Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sesi vendimi e qeverisë për mbylljen dhe përqendrimin e thertoreve në pak pika ka rritur çmimin e mishit, duke ndikuar në uljen e fitimit dhe rritjen e kostos për qytetarët.“Basha: Çfarë vështirësish keni?Shitësi: Nuk hapin thertoren.
Basha: Po fuqia blerëse si është?Shitësi: Fuqia blerëse ka rënë.Basha: Po ku shkoni t’i bëni therjet? Në Korçë? Besoj se kjo ua rrit kostot?Shitësi: Patjetër. Për një krerë më shumë të shkon kostoja 40 mijë lekë më shumë.
”Tregtarët folën për rënie të punës, mbylljen e bizneseve dhe shprehën kundërshtimin e tyre për vendosjen e tvsh-së për biznesin e vogël.“
Basha: Sa kile shet në ditë?Shitësi: 10 ose 15 kile. Ka rënë fare.Basha: A mund të na tregosh sa ka rënë?Shitësi: PërgjysëmBasha: Sa dyqane janë mbyllur?Shitësi: Njëri ka qënë këtu. Nja dy të tjerë pak më poshtë.Basha: Dyqane mishi?Shitësi: Të ndryshme. E kanë ndjerë mungesën se s’ka punë dhe drejt falimentimit po shkojmë të gjithë.Me kryetarin Basha qytetarët ndanë shqetësimin e papunësisë së lartë, veçanërisht mes të rinjve, për të cilët alternativë e vetme është punësimi sezonal në Greqi. Kryetari Basha i ftoi të rinjtë të bëhen pjesë e protestës së 27 janarit.
“Basha: T’ju ftoj të shtunën e ardhshme në protestë, do të vini?Banori: Patjetër. Do të vimë.Basha: Pse do të vini?Banori: Për papunësinë, për sorollatjet që na bëjnë. Për një jetë më të mirë.Basha: Mirëse të vini. Kundër padrejtësisë dhe kundër varfërisë e kemi protestën dhe kundër aleancës së qeverisë me krimin. Se ajo është nëna e të gjithë të këqijave.”
Në takimin me demokratët e Pogradecit në 27 vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike Basha tha se pas gati 3 dekadash diktatura ideologjike është zëvendësuar me diktaturën e krimit të organizuar. Kreu i opozitës tha se qeveria aktuale nuk është maxhoranca reale, por krahu politik i përfaqësuesve të klaneve të krimit dhe drogës, Shullazit, Xhafajve, Habiljave, Baliljave. Basha shpjegoi se për shkak të aleancës së qeverisë me krimin, Edi Rama nuk jep llogari para qytetarëve dhe punon kundër interesit të tyre.
“Do të blejë 400 milionë makina luksi për veten e tij. Ka harxhuar 300 milionë euro për zyra, për udhëtime luksi dhe nuk gjen para për të blerë ilaçet për të sëmurët, nuk gjen para për të rritur pensionet siç ka premtuar 100 mijë lekë çdo vit.”-tha BashaKreu i opozitës u shpreh se protesta e 27 janarit është një mundësi për qytetarët për të ngritur zërin kundër padrejtësive, për të ndryshuar gjendjen e tyre përmes ndryshimit të qeverisjen e vendit dhe për të hapur një rrugë të re për Shqipërinë.
“Nëse je i papunë dhe po mendon të largohesh, mos u largo! Eja me ne në sheshin e protestës!. Nëse je i ri dhe nuk gjen dot punë, mos e ul kokën, por bashkohu me ne në sheshin e protestës! Ta nisim ndryshimin e madh ditën e shtunë me 27 janar për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa!”-tha Basha.
Lulzim Basha shprehu bindjen se një qeveri që punon për qytetarët dhe jo për një grusht njerëzish afër kryeministrit ka mundësitë të lehtësoje të pamundurit nga faturat e ujit dhe e dritave, të ulë çmimin e naftës, të ulë taksat dhe të investojë për hapjen e vendeve të reja të punës.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...