Basha pro arrestimit të Berishës

Autori: Gazeta inFokus
12:26 | 21 December 2023
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pasi Parlamenti i dha autorizim SPAK-ut për arrestimin e deputetit Sali Berisha.
“Deputetët e PD-së mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK-ut dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është standard i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj. Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha”.
“Deputetët e PD-së nuk do të bëhen kurrë pjesë e skenarëve të përgatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha për t’i përdorur si argument për t’i ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën”, tha Basha mes tjerash, raporton Tch.
“PD është e vendosur në mbështetjen ndaj SPAK-ut dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjithë ata qeveritarë apo ish-qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre. Çdo lloj aleance e dukshme e kullave, apo e padukshme për t’i bërë bisht drejtësisë nuk do mund ta mbajë peng PD-në dhe misionin e saj për t’i dhënë shqiptarëve normalitetin, sigurinë dhe mirëqenien që meritojnë”, thuhet në deklaratën e Lulzim Bashës.

Të tjera
-
Peci: Gabimi i Hamzës dhe Abdixhikut ishte se u sollën më shumë si ministra të ekonomisë sesa si kandidatë për kryeministër
Ish-diplomati kosovar, Lulzim Peci, aktualisht drejtor i Institutit Kosovar p...
-
Cilat vende në Evropë u japin më shumë shtetësi rezidentëve të huaj?
Vendet e BE-së i dhanë nënshtetësinë më shumë se një milion banorëve në 12 mu...
-
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi
Që nga viti 2010 sa ishte në fuqi, një nen i Ligjit të pagave në sektorin pub...
-
PDK në Gjilan me akuza të rënda: Aktivistët e VV’së ia ndërruan cilindrin zyrës së drejtoreshës së buxhetit
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjilan, Riad Rash...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. E...
-
Rrëfimet e luftës: Dëshmitarët po vdesin të harruar nga shteti
Shumë njerëz që panë me sy tmerrin e ushtruar nga forcat serbe gjatë luftës s...
-
Shehu: LDK, partia më e votuar në Junik- në zgjedhjet lokale do të fitojmë pa balotazh
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, thotë se LDK është konfirmuar si partia e p...
-
Gjendet e zhdukura në Ferizaj, SHKKSH: Është mirë dhe e sigurt
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njofuar se e zhdukura në Komunën...
-
Ndarja nga jeta e ish-deputetit Harasani, gruaja: Luftoi fort për ne, nuk rreshti së dhuruari dashuri
Ish-deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Andis Harasani është ndarë n...
-
VV reagon pasi PZAP nuk ia pranoi ankesën për rivotim me postë: Arbitrare dhe e pashpjegueshme, do të ankohemi
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar të dielën ndaj Panelit për Ankesa dhe Parasht...
-
“Kurti me akuzat për Listën Serbe ndaj opozitës po i ushqen të pashkolluarit e Kosovës”
Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka reagua...
-
Kurti: Ndikimi i dikurshëm i Serbisë në zgjedhjet në Kosovë përmes rrạhjeve dhe vrạsjeve nuk është i mundur më
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e hershme të së dielës, t...