Lajme

Shuhet zjarri në Bjeshkët e Deçanit, dëmi rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre

Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 09 Mars 2025

Qendra e Zjarrfikësve në Deçan ka bërë të ditur se është shuar zjarri në zonën e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit.

Nga kjo qendër kanë bërë të ditur se zjarri e kishte shkaktuar dëme në rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre.

“E kemi shuar zjarrin. Në ora 05:00 kemi nis aksionin për shuarje i gjithë stafi prej 14 punëtorëve”.

-Advertisement-

” Në ndihmë na dolën edhe zjarrfikësit e Junikut dhe Shoqata e Agjencisë së Menaxhimit të Pyjeve, si dhe shtatë qytetarë vullnetarë”, kanë thënë për Klankosova.tv

“Tereni ka qen shume i vështirë dhe i rrezikshëm, dëmi është i madh përafërsisht rreth 40-50 hektarë gështenje dhe shkurre”, thuhet në përgjigje.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy