Lajme

Basha në KiE: Nëse dështojmë me Ukrainën, i vjen radha Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 25 January 2024

Deputeti i Shqipërisë, Lulzim Basha në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës e vuri theksin për më shumë mbështetje për Ukrainën. Ai ka theksuar se nëse dështohet me mbështetjen ndaj Ukrainës, rreziku është i larët dhe se “Ballkani do të jetë i radhës”.

“Mos gaboni, rreziku është i lartë. Nëse dështojmë për të mbështetur dhe fuqizuar Ukrainën do ta paguajmë shtrenjtë. Ballkani do të jetë i radhës. Një tentativë tashmë e dështuar për grabitjen e territorit dhe ndryshimin e kufijve ndodhi në shtator të vitit të kaluar. Nuk është një incident i izoluar. Është një përpjekje për të ndryshuar arkitekturën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe sabotuar mbrojtjen Euro-Atlantike të kësaj arkitekture të sigurisë”, ka deklaruar Basha.

Ndalur te shkatërrimi që ka shkaktuar lufta, Basha ka theksuar se Federata Ruse duhet të mbahet përgjegjëse për kompensimin e humbjeve njerëzore dhe materiale.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera