Lajme

Basha flet për vdekjen e 23 vjeçarit: Shkaktari i kësaj gjendje hesht

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 24 December 2017

Kreu i opozitës, Lulzim Basha teksa e ka quajtur një lajm të kobshëm vdekjen e 23-vjeçarit shqiptar, thekson se shkaktari kryesor i kësaj gjendje ku të rinjtë shqiptarë detyrohen të largohen ilegalisht, hesht.

“Vdekja tragjike e 23 vjecarit Florenc Beqiraj ne burgjet franceze eshte nje lajm i kobshem per cdo shqiptar.

Kur ne mbare Europen te rinjte bashkohen ne vatrat familjare per festat e fundvitit, mijera te rinj shqiptare detyrohen te largohen ilegalisht nga familjet e tyre ne kerkim te deshperuar te mundesive qe vendi i vet nuk ua ofron.Shkaktari dhe pergjegjesi kryesor i kesaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, sic hesht cdo dite per largimin masiv te shqiptareve.

-Advertisement-

Si qindra mijera bashkqytetare bashkohem me dhimbjen e familjareve dhe miqve te Florencit duke ju shprehur ngushellimet dhe solidaritetin tim njerezor dhe familjar.

Zoti i dhente Florencit paqen e perjetshme, familjareve forcen e domosdoshme, dhe ne te gjitheve kurajon per tu perballur me te vertetat e dhimbshme dhe per tu ngritur mbi te keqen!”, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera