Basha e la jashtë listës, Patozi ka një mesazh për zgjedhjet e sotme
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 25 June 2017
Astrit Patozi është një ndër të përjashtuarit e mëdhenj në listën e Partisë Demokratike për zgjedhjet e sotme. Në një deklaratë të shkurtër për median Patozi tha se sot në fakt është dita që flet vetëm sovrani dhe politikanëve u takon më shumë se të tjerëve të heshtin.
“Sot në fakt është dita që fletvetëm sovrani dhe politikanëve u takon më shumë se të tjerëve të heshtin. Është dita e gjykimit të tyre, për atë që kanë bërë dhe nuk kanë bërë në këto 4 vjet.
Retorika nuk ka shumë vlerë tani, sepse tek e fundit secili do të korrë atë që ka mbjellë vetë.
Nesër në këtë kohë me siguri që do të kemi një rezultat paraprak dhe, sigurisht, jo të gjithë mund të thonë sërish që janë fitues apo forcë e parë.
Do te doja shumë që shqiptarët të dilnin në shumicë dërrmuese për të votuar, më fort se herët e tjera, por druaj që kjo s’ka për të ndodhur, pasi ndjej që ka një zhgënjim jo të vogël prej ofertave kryesore.
Uroj me gjithë shpirt që të jem i gabuar në ketë pikë. Natyrisht, nuk mund ta fsheh që vëmendja ime më e madhe është e fokusuar tek Partia Demokratike, si sfidante e pushtetit, por edhe si forca ime politike.
Dhe jam i bindur që demokratët nuk do ta shpërdorojnë këtë shans, si një mundësi, jo vetëm për të ndryshuar Shqipërinë, por edhe fatin dhe të ardhmen e partisë së tyre. Nuk ka vend për pesimizëm. Vetëm kaq mund të them për sot”, u shpreh Patozi. /albeu.com/
Të tjera
-
Mot më stabil në javën e fundit të nëntorit, temperaturat rriten përreth mesatareve
Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. ...
-
Peci del me një video-adresim, sulmon opozitën dhe mediat që ia publikuan skandalin për grantet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar një video lidhur me lajmet...
-
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se në...
-
Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se b...
-
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik
Një i vdekur dhe më shumë se 360 të tjerë të lënduar në rrugën Prishtinë-Podu...
-
U bë virale nga videoja ku tregonte se këngëtarët duhet të paguajnë tatim edhe për bakshishe, kontabilistja rrëfen si e bëri profesionin e saj të “dhezë” edhe në Tik Tok
Kontabilistja e sukseshme Elvira Ibrahimi Hoti në emisionin “Gratë n’Fokus me...
-
“Ajo ka përgjegjësi direkte” – Befason deputeti i AAK-së, e kritikon Presidenten Vjosa Osmani për fjalimin kundër Albin Kurtit në Kuvend
Deputeti Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka reaguar për...
-
Haradinaj në “Darkën e Lamës”, në Deçan: Kjo darkë është kujtesë për rëndësinë e traditave, jemi dhe do të mbetemi gjithmonë një kombë i fortë e i bashkuar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka marrur pjes...
-
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
Punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Podujevë janë duke vazhduar. Megji...
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...