Sport

Bartomeu tregon zyrtarisht ku do të luaj Barcelona, nëse Katalonia e fiton pavarësinë

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 21 October 2017

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar se çfarë do të ndodh me klubin nëse Katalonia pavarësohet nga Spanja.

Presidenti i klubi blaugranas ka thënë se ata nuk e kanë ndërmend që të largohen nga LaLiga, edhe nëse Katalonia e fiton pavarësinë.

“Ne as që jemi duke e menduar largimin nga LaLiga. Edhe nëse Katalonia shpallet e pavarur nga Spanja, ne do të vazhdojmë që të luajmë aty dhe nuk kemi nevojë që ta rrezikojmë të ardhmen e klubit”, ka thënë Bartomeu, transmeton ORAinfo.

-Advertisement-

Por, presidenti i LaLiga-s, Javier Tebas ditë më parë ka deklaruar ndryshe nga Bartomeu, ku ka thënë se nëse Katalonia pavarësohet nga Spanja, atëherë Barcelona nuk ka mundësi që të luaj aty.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera