Sport

Barry hyn në histori, barazon rekordin e Giggsit

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 16 September 2017

Mesfushori anglez, Gareth Barry ka shënuar emrin e tij me shkronja të arta në futbollin anglez duke barazuar rekordin e legjendës Ryan Giggs për më shumë ndeshje të luajtura në kampionat.  

Emri i Barryt do të mbahet gjatë në mend nga tifozët dhe futbolldashësit e kampionatit anglez, Ligës Premier.

Kjo pasi, anglezi 36-vjeçar ka barazuar rekordin e madhe të legjendës së Djajve të Kuq, Giggs, i cili deri më sot mbante rekordin absolut me 632 paraqitje në kampionat.

-Advertisement-

Barry dhe Giggs tani ndajnë së bashku rekordin për më shumë paraqitje në histori të Ligës Premier

Barazimi i rekordit të Barryt u bë i mundur pasi gjendet në formacionin titullar të skuadrës së tij West Bromëich Albion që luan sot (e shtunë) nga ora 16:00 ndaj West Hamit.

Barry dhe Giggs tani ndajnë rekordin për lojtarin që ka më shumë paraqitje në Ligën Premier, ndërsa vendi i tretë mbahet nga ish-ylli i Chelseat, Frank Lampard me 609 paraqitje.

36-vjeçari anglez ka pasur karrierë të bujshme në Angli duke luajtur për shumë skuadra të mëdha si Aston Villa, Manchester City, Everton dhe tani WBA.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy