Barrikadimi i veriut, zbulohen llogore vrojtuese në Leposaviq

Autori: Gazeta inFokus
22:14 | 15 January 2023
Masakra e krime të kryera nga regjimi i Milosheviqit nuk e kanë ndalur as pushtetin e tanishëm në Serbi në përpjekjet e saj për të destabilizuar Kosovën. Së fundmi ata vendosën sërish barrikada në veri vendit të cilat më pas i larguan.
Por përtej barrikadave u hapën edhe kanale e u ndërtuan mure mbrojtëse me thasë, gjë që tregon se struktura të caktuara ishin të gatshme për rezistencë ndaj shtetit të Kosovës.
RTK sjell pamje të llogoreve të cilat u hapën në afërsi të fshatit Leposaviq të Leposaviqit nga ku mund të vrojtohet çdo lëvizje në rrugë.
Struktura të dirigjuara nga Beogradi të cilat vendosën barrikada pamundësuan qarkullimin në pjesën veriore të Mitrovicës.
Por kamionët nuk ishin e gjitha çfarë kishin menduar ata.
Pas kamionëve që qëndruan me javë të tëra përgjatë kësaj rruge, serbët kishin bërë përgatitje të tjera për t’u ballafaquar me situatën.
Mësohet se kanali është hapur nga strukturat në veri gjatë kohës kur në pjesën veriore të vendit po vendoseshin disa barrikada. Kanali është bërë në shenjë rezistence.
Kanali që duket se ka kohë që është hapur, është në afërsi të rrugës kryesore, nga e cila pikë vërehet çdo lëvizje.
Thasët që ishin vendosur përpara kanalit, ishin të mbuluar me drunj e gjemba, në mënyrë që mos të vërehen nga askush.
Pos kanalit, thasë që formonin mur mbrojtës vazhdojnë të jenë të vendosur edhe pak metra më larg. Për dallim nga kanali, thasët vërehen qartë nga rruga dhe janë të vendosur përpara një shtëpie banimi.
Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ditë më parë ka thënë për gazetën austriake Di Presse, se ekzistojnë prova të cilat dëshmojnë prezencën e grupit mercenar rus Wagner dhe bandës nacionaliste ruse të motoçiklistëve Ujqërit e Natës në veri të vendit dhe afër kufirit.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperat...
-
Katari rihap hapsirën ajrore pas sulmeve të Iranit
Hapësira ajrore e Katarit është rihapur pasi u mbyll për shkak të sulmit me r...
-
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1 mijë tanke
Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka deklaruar se objektivi i ri i NATO-s është ta p...
-
Gjykata Supreme i lejon Trumpit të rifillojë deportimin e emigrantëve në vendet e treta
Gjykata Supreme vendosi të hënën se administrata Trump mund të rifillojë depo...
-
Po fliste për sulmin e SHBA në Iran, sekretari amerikan i Mbrojtjes ‘ngatërron’ Teheranin me Tiranën
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth teksa po fliste për sulmin e SHB...
-
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka alarmuar lidhur...
-
Trump: Irani na njoftoi para sulmit ndaj bazës në Katar – koha për paqe
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Irani i njoftoi Shtetet e Bash...
-
Temperaturat nesër deri në 34 gradë
Të martën parashikohet të mbajë mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell ...
-
Khamenei shfaq flamurin amerikan duke u djegur: S’i nënshtrohemi askujt
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se nuk pranojnë ...
-
Kallas: BE do të rishikojë pezullimin e partneritetit me Izraelin për shkak të situatës në Gaza
Nëse Izraeli nuk e “përmirëson situatën” në Gaza, BE-ja do të diskutojë “masa...
-
Trump flet në detaje për sulmin e Iranit: Përgjigje e dobët e tyre, jam i kënaqur që asnjë amerikan s’u lëndua
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Irani dha një përgjigje te dobët si r...
-
Sondazhi i UBO-së: 47% të pakënaqur me punën e Qeverisë Kurti
Në emisionin “Debat Plus” të moderuar nga Ermal Panduri, janë prezantuar të d...