Lajme

Barnatoret shesin barna ilegale nga Serbia

Autori: Gazeta inFokus 08:47 | 02 June 2018

F.A. ishte detyruar të blejë barna ilegale nga Serbia për familjarin e saj të shtrirë në Klinikën e Neurologjisë në Prishtinë.

Ajo ka thënë për “Zërin” se vetë mjeku i kishte shkruar të blinte këtë bar, por pasi e kishte blerë ai i kishte thënë se nuk merr përgjegjësi nëse më pas pacientit i ndodh diçka e keqe. “Barin ‘Lemod Solu’ që e prodhon ‘Hemofarm’ nga Serbia ma ka shkruar mjeku me ble. Mirëpo më pas ka thënë se nuk merr përgjegjësi nëse i ndodh diçka e keqe pacientit që e merr terapinë, pasi ky bar ilegalisht hyn në Kosovë. Kam kërkuar në disa barnatore nëse një bar i tillë është legal, por nuk kam mundur ta gjejë”, ka thënë ajo për “Zërin”, duke preferuar të flasë në kushte anonimiteti, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Sipas saj, në barnatore nuk i kanë dhënë as faturën pasi e ka blerë këtë produkt medicinal, ndërsa siç ka thënë ajo edhe çmimi i tij ka qenë i ndryshëm në disa barnatore.

-Advertisement-

“Mjeku në fillim më ka shkruar që të blej pesë ‘Lemod solu’. Në një barnatore te QKUK-ja e kam gjetur dhe më ka kushtuar 10.50 euro, ndërsa në barnatore jashtë spitaleve e kam gjetur edhe me çmimin 8.50 euro. Më kanë treguar se çmimi i ndryshon sepse po ‘lujkan qysh po dojkan’ me çmim pasi është ilegal. Ndërsa pasi e kam blerë atë nuk më kanë dhënë as faturë”, ka treguar ajo.

“Zëri” ka kërkuar në disa barnatore për këtë produkt dhe nga farmacistët ka kuptuar se ky produkt u shitet pacientëve.

Mirëpo këto barna nuk janë të vetmet, të cilat po shiten ilegalisht në Kosovë. Ka barnatore të cilat shesin edhe barnat “Bensedin”, të cilat janë barna ilegale dhe të ndaluara. “Zëri” ka kontaktuar edhe me zyrtarë për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, por ata nuk u janë përgjigjur pyetjeve të dërguara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera