Sport

Barcelona reagon mbi vendimin për Superligën: Një etapë e re për futbollin

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 21 December 2023

Klubi i Barcelonës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian dhe shpreh kënaqësinë e saj me mbështetjen që ky organ i ka dhënë mundësisë së organizimit të garave të tjera jashtë UEFA-s dhe FIFA-s.

Në një deklaratë që është publikuar në kanalet zyrtare të klubit, Barcelona ka shprehur edhe një herë tjetër interesin mbi projektin e Superligës.

“FC Barcelona dëshiron të shprehë kënaqësinë e saj me vendimin e Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian në të cilin miratohet projekti i Superligës i propozuar nga “A22 Sports”.

-Advertisement-

Si një nga entitetet drejtuese të Superligës, Barcelona konsideron se vendimi i hap rrugën një gare të re të futbollit të nivelit të lartë në Evropë duke demonstruar kundër figurës së monopolit në botën e futbollit dhe dëshiron të ofrojë një propozim për dialog se cili duhet të jetë modeli evropian i konkurrencës.

Që nga themelimi në vitin 1899, FC Barcelona ka qenë një klub pionier në botën e sportit, duke udhëhequr nxitjen dhe profesionalizimin e strukturave të tij, si brenda dhe jashtë vendit, si në garat e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave.

Për këtë arsye, klubi beson se qëndrueshmëria e futbollit europian në afat të mesëm përfshin krijimin e një koncepti të ri.

Në vitin në të cilin klubi do të festojë 125 vjetorin e tij, Barça dëshiron të vazhdojë të kontribuojë me përvojën dhe njohuritë e saj shumë sportive për të propozuar zgjidhje për problemet aktuale që ka sporti i nivelit të lartë.

Për këtë arsye, klubi mbështet propozimin e Superligës të promovuar nga A22 dhe inkurajon fillimin e një debati konstruktiv midis të gjitha organizatave të futbollit, brenda dhe jashtë vendit- mbylli deklaratën klubi i Barcelonës”, shkruhet në reagimin e klubit katalanas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera