Sport

Barcelona përfiton nga lëndimi i Dembele, lajm i keq për Dortmundin

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 18 September 2017

Barcelona të paktën do të kursejë 10 milionë euro nga lëndimi i Ousmane Dembele.

Lëndimi i Ousmane Dembele në ndeshjen ndaj Getafes do ta lërë atë jashtë fushave të gjelbra, duke e parandaluar që të zhvillojë 50 ndeshje këtë sezon.

Ky nuk është aspak lajm i mirë për lojtarin, por Barcelona mund të përfitojë financiarisht nga ky lëndim.

Skuadra katalunase kështu do t’i ruajë 10 milionë euro, të cilat do të duhej të ia paguante Borussia Dortmundit nëse lojtari do t’i zhvillonte 50 ndeshje këtë sezon, shkruan La Vanguardia.

-Advertisement-

Dembele nga lëndimi do të kthehet vetëm në vitin 2018 dhe pritet të luajë ka fundi i muajit janar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera