Sport

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Coutinho

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 25 September 2017

Barcelona nuk ka hequr dorë nga Coutinho dhe do të tentojë ta transferojë brazilianin në janar.

Sipas asaj që raporton e përditshmja katalunase “Sport”, Barcelona është duke planifikuar ta transferojë Philippe Coutinhon në afatin kalimtar të janarit dhe shpreson se Liverpooli do të jetë i gatshëm për negociata, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli refuzoi disa oferta të Barcelonës për Coutinhon gjatë verës, duke insistuar se lojtari nuk është në shitje.

Sido që të jetë, mësohet se që kur është mbyllur afati kalimtar veror, Barça është duke punuar që të arrijë marrëveshje me Liverpooli, pasi edhe Coutinho e dëshiron kalimin në “Camp Nou”.

-Advertisement-

Raportohet se përfaqësuesit e Coutinhos janë takuar me drejtuesit e Liverpoolit duke u kërkuar që të dëgjojnë ofertën e re të Barcelonës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera