Sport

Barcelona i vihet pas futbollistit shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 01 December 2020

Barcelona vazhdon të jetë në krizë të lojtarëve, sidomos në repartin e mbrojtjes, shkruan Gazeta inFokus.

Kësisoj, në radarin e katalunasve së fundmi ka rënë futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi.

Tashmë dihet që Gerard Pique, Samuel Umtiti dhe Ronald Araujo do të mungojnë për një kohë të gjatë, kurse Mustafi po shihet si i duhuri për mbrojtjen katalunase.

-Advertisement-

Sipas ‘Mundo Depertivo’, përveç Mustafit, Barca ka shfaqur interesim edhe mbrojtësin e Chelseat, Antonio Rudiger.

Ende nuk dihet nëse ‘Topçinjtë’ dhe katalunasit do të arrijnë të dakordohen mes vete për transferimin e përfaqësuesit të Gjermanisë, pasi akoma nuk ka diçka zyrtare./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera