Sport

Barcelona heq dorë nga Coutinho

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 15 September 2017

Barcelona nuk do të kthehet në janar për Philippe Coutinhon.

Drejtuesit e Barcelonës gjatë kësaj vere bënë gjithçka për të transferuar Philippe Coutinhon, por Liverpool refuzoi 160 milionë euro, transmeton Express.

Sipas të përditshmes spanjolle Marca, katalunasit nuk do të kthehen sërish në janar për Coutinhon.

-Advertisement-

Braziliani luajti në Ligën e Kampionëve ndaj Sevillas dhe kjo thuhet të jetë arsyeja kryesore, pasi ai nuk mund të luajë më në këtë garë këtë sezon.

Barcelona kështu do të tentojë transferimin e mesfushorit të Nice, Michael Seri, i cili kushton vetëm 40 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera