Sport

Barcelona heq dorë nga Coutinho

Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 22 August 2017

Coutinho do të qëndrojë në Liverpul, sipas informacioneve të fundit nga Anglia.

Gazeta lokale “LiverpoolEcho” thotë se Barcelona ka hequr dorë nga braziliani, duke parë se klubi anglez nuk pranon asnjë euro më pak sesa 150 milionë eurot që ka kërkuar për futbollistin e tij.

Barcelona i vuri të dielën ultimatum Liverpulit që të pranonte ofertën prej 128 milionë eurosh, por “Reds”-at e refuzuan sërish.

-Advertisement-

Sipas “LiverpoolEcho”, bëhej fjalë për një “ofertë-kurth”, pasi Barcelona do të paguante 89 milionë euro, ndërsa pjesën tjetër me kusht nëse Coutinho do të fitojë Topin e Artë ose Barcelona do të fitojë disa Champions në vitet e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera