Sport

Barcelona gati “fshesën” për të padëshiruarit

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 28 October 2022

Barcelona në merkaton verore ishte një nga klubet më aktive, duke transferuar shtatë lojtarë. Katalanasit në total shpenzuan 153 milion euro, por ende pa nisur mirë sezoni katalanasit po përballen që tani me një mini krizë financiare. Mediat spanjolle bëjnë të ditur se Barcelona së shpejti do të ketë revolucionin e dytë. Synimi i Barcelonës është të reduktojnë shpenzimet dhe “katalanasit” do ta nisin nga “garda e vjetër”.

Gjithçka lidhet me një strategji që drejtuesit e kanë praktikuar edhe më parë me Lionel Messin. Argjentinasi u detyrua të largohej nga katalanasit për shkak se klubi nuk kishte mundësi të paguante pagën e tij. Për të shpëtuar sërisht nga kriza, drejtuesit do të bëjnë të pamundurën të largojnë nga klubi në janar Gerard Pique dhe Jordi Alba. Kontratat e të dy lojtarëve përfundojnë në verën e vitit 2024 por asnjëri prej tyre nuk dëshiron të largohet.

Pique ka nisur sezonin e tij të 15-të me Barcelonën. Deri tani në La Liga ai ka luajtur gjithsej katër sfida, ndërsa performaca e tij ka lënë shumë për të dëshiruar. Për Jordi Alba ky është sezoni i 11-të me Barcelonën. Në dy sezonet e fundit ai ka qenë padyshim një prej lojtarëve kryesor në organikën e Barcelonës por tani për shkak edhe të moshës, 33-vjecari njëjtë si Pique është shëndërruar në një problem për katalanasit. Gjithçka do të shihet në janar, në rast se drejtuesit e Barcelonës do t’ia dalin mbanë për të zbatuar me sukses planin e mirëmenduar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera