Sport

Barcelona e Real Madrid në garë për yllin brazilian

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 07 Qershor 2018

Real Madridi është në prag të nënshkrimit të yllit të ri  të Santos,  Rodrygo Goes, i cili ka ardhur në skenë këtë sezon në Kampionatin e Brazilit dhe ata janë të gatshëm të paguajnë 45 milionë euro, shkruan infokusi.

Barcelona gjithashtu është e interesuar për 17-vjeçarin, për të cilin ka ofruar vetëm 30 milion euro, ndërsa lojtari pas një ndeshje kundër Corinthians tha se ai nuk kishte asnjë preferencë midis gjigandëve spanjoll.

LEXO EDHE: Liverpooli arrin marrëveshje me yllin e Lionit

-Advertisement-

Presidenti i Santos, Jose Carlos Perez është gjithashtu më i prirur të flasë me Madridin pas mosmarrëveshjes që Santos kishte me Barcelonën për transferimin e Neymar.

Marrëveshja me Rodrygo mund të jetë shumë e ngjashme me atë të Vinicius Junior i cili nuk do të transferohet në Madrid deri në sezonin 2019/20. /infokusi.com

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy