Sport

Barcelona, e pamëshirshme ndaj Chapecoense

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 08 August 2017

Barcelona nuk ka treguar aspak mëshirë mbrëmjen e sotme në ndeshjen ndaj brazilianëve të Chapecoense, e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”.

Një sfidë mjaft e veçantë kjo për katalanasit, të cilat luajtën ndaj skuadrës së ribërë të Chapecoense, ku 19 lojtarë të së cilës humbën jetën në aksidentin ajror të 28 nëntorit të kaluar, kur avioni me të cilin ata po udhëtonin ra mbi malet e Kolumbisë.

Në këtë sfidë u aktivizua edhe i mbijetuari i tragjedisë, Alan Ruschel, deri në minutën e 35 të ndeshjes. Pasi u zëvendësua, ai mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në “Camp Nou”.

-Advertisement-

Sa i përket ndeshjes, në fushën e lojës ishte vetëm Barcelona, e cila bëri çfarë deshi ndaj një kundërshtari inekzistent, të cilit i shënoi 5 herë.

Deulofeu, i rikthyeri te Barcelona, ishte autori i golit të parë. Busquets dyfishoi shifrat, ndërsa në 45 minutat e para realizoi edhe Messi. Në pjesën e dytë, gjetën golin edhe Luiz e Denis Suarez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera