Sport

Barcelona do ta blindojë Lamine Yamalin me një kontratë afatgjatë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 29 October 2024

Barcelona është e vendosur të rinovojë vitin e ardhshëm kontratën e yllit spanjoll, Lamine Yamal, duke siguruar të ardhmen e tij afatgjatë në klub.

Marrëveshja aktuale e 17-vjeçarit zgjat deri në vitin 2026, por katalanasit kanë arritur tashmë një marrëveshje me Yamal dhe agjentin e tij, Jorge Mendes.

Marrëveshja mes palëve thuhet se është arritur për ta zgjatur kontratën e spanjollit deri në vitin 2030, pasi ai të mbushë 18 vjeç.

-Advertisement-

Mendes u takua me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta dhe drejtorin sportiv Deco në fillim të këtij muaji për të diskutuar rinovimin.

Klubi synon të konfirmojë zyrtarisht kontratën e re të Yamal vitin e ardhshëm, e cila pritet të përfshijë përmirësime të konsiderueshme në pagën e tij.

Edhe klauzola pritet të përfshihet në kontratë dhe ajo nuk pritet të jetë më e vogël se 1 miliard euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera