Sport

“Barcelona dhe asgjë tjetër”, Gundogan nuk harron City-n dhe Guardiolën

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 26 June 2023

Ilkay Gundogan e kishte ndarë mendjen prej kohësh për të vijuar karrierën te Barcelona. Kapiteni gjerman e mbylli si kampion i trefishtë me Manchester City, duke u larguar ashtu siç e endërronte.

Pas shtatë viteve në “Etihad”, 32-vjeçari është entuziast për aventurën e re. Mesfushori ka firmosur një kontratë 2+1 me kampionët e Spanjës. Ndërkohë që klauzola e shitjes së tij prek shifrën 400 milionë euro.

Gundogan tha fjalët e para si katalanas: “Jam krenar që jam një lojtar i Barcelonës dhe përshëndes gjithë tifozët e mi të rinj.

-Advertisement-

Kur vendosa të ndryshoja skuadër, në mendjen time ishte Barcelona dhe asgjë tjetër”. Gjermani me origjinë turke, nuk harron as Manchester City dhe tifozët anglezë.

“Njëherë blu, gjithmonë blu. Kalova 7 vite fantastike. Të mësoja nga Guardiola ishte një privilegj që nuk do të harroj kurrë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera