Sport

Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 04 March 2024

Barazim pa gola në takimin Athletic Bilbao-Barcelona.

Sfida e luajur në “San Mames” prodhoi dëmtime dhe fare pak raste për gol. Dy mesfushorët e ekipit katalanas, Frenkie De Jong dhe Pedri u larguan nga fusha të dëmtuar në pjesën e parë.

Ndërkohë, skuadra e Xavit nuk përfitoi nga frenimi i Realit dhe mbetet 8 pikë larg kreut të renditjes. Të dyja skuadrat ndanë nga një pikë, që nuk u shërbeu asnjërës prej tyre sa u përket objektivave Champions dhe titull.

-Advertisement-

Transfertë e komplikuar në “San Mames” për katalanasit, që gjithsesi do të tentojnë maksimumin. Athletic Bilbao-Barcelona do të transmetohet live në SuperSport 3.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera