Sport

Barcelona arrin marrëveshje në parim me Griezmann

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 14 November 2017

Barcelona dhe ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, janë në kontakt tash e dy javë, sipas ueb-sajtit francez të futbollit, Le10Sport.

Sipas këtij ueb-sajti, bisedimet mes Barçes dhe 26-vjeçarit francez kanë përparuar aq shumë saqë është arritur marrëveshje në parim për një kontratë në të ardhmen, e cila do të jetë subjekt e kushteve të caktuar, transmeton Express.

Terreni mes Barcelonës dhe Griezmannit është hapur edhe pse ende asgjë nuk është e vendosur. Pas marrëveshjes me lojtarin, shkruan Le10Sport, Barcelona do të negociojë me Atletico Madridin për të gjetur akordin për lojtarin.

-Advertisement-

Më 1 korrik 2018, ylli francez do të ketë një klauzolë lirimi në kontratën e tij me Atletico në vlerë prej 100 milionë euro, prandaj duke e paguar një shumë të tillë, Barça mund ta mbyllë këtë operacion dhe ta sjellë në “Camp Nou” lojtarin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera