Sport

Barça synon ta rikthejë Messin në janar

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 31 October 2022

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Lionel Messi.

Klubi spanjoll është i vendosur të provojë për ta rikthyer yllin argjentinas në “Camp Nou” qysh në janar.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Diario Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

-Advertisement-

35 vjeçari lidhet me një rikthim të mundshëm tek “Blaugrana” në verën e ardhshme, kur edhe do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germainin.

Sidoqoftë, katalunasit duan ta përshpejtojnë procesin.

Sidoqoftë, 35 vjeçari kohë më parë kishte thënë se nuk e ka ndërmend të ngutet dhe se vendimin final për të ardhmen nuk do ta marrë para përfundimit të këtij sezoni.

Një gjë tjetër që mund ta pengojë realizimin e këtij transferi është se Messi e ka gjetur formën ideale në “Parkun e Princave” dhe fakti se ai po luan në Ligën e Kampionëve aty, të cilën synon ta fitojë me parisienët këtë edicion, shkruan “Gazeta Express”.

E për verën tjetër, nëse nuk e vazhdon kontratën me PSG-në, shtatë herë fituesi i Topit të Artë mund të rikthehet tek Barça ose ta vazhdojë karrierën në ligën amerikane – MLS, ku e do mbi të gjitha Inter Miami.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy