Barça, kontratë speciale për Dembele: Paguhesh nëse luan!
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 12 November 2021
Një kontratë speciale për Dembele, është kjo ajo që po mendojnë te Barcelona, aty ku francezi por edhe Coutinho konsiderohen si dy prej blerjeve më të dështuara të viteve të fundit. Gjithsesi Dembele vazhdon të jetë në planet e klubit, duke qenë se dhe Xavi në ditën e prezantimit si trajneri i ri, shpjegoi se rinovimi i kontratës së sulmuesit mbetet një prioritet, edhe pse tekniku nuk shpjegoi qartë se çfarë kontrate do t’i ofrohet Dembele.
E bën diçka të tillë e përditëshmja katalanase Sport, që sqaron se qëllimi i klubit është që ti propozojë francezit një lloj kontrate e cila të bëjë të mundur që mungesat e shumta për shkak dëmtimi të Dembele të mos peshojnë shumë në arkat e Barcelonës. Problemi është serioz, pasi që kur mbërriti te Barça francezi ka patur probleme fizike të çfarëdo lloji, dhe më së shumti muskulare. Duke marë parasysh edhe gjendjen ekonomike të klubit, në Camp Nou duan të evitojnë që të paguajnë një lojtar që shpesh nuk është në dispozicion për të luajtur.
Në kontratën e re, parashikohet që të përcaktohen prezencat në disa grupime, duke i paguajtur një bonus lojtarit çdo herë që luan një total të caktuar ndeshjesh. Ideja është ajo për të ulur pagën fikse të Dembele, por në të njëjtën kohë të bëhet e mundur që me një numër të mirë prezencash në fushë, lojtari të përfitojë të njëjtën shifër që mer aktualisht. Madje në rast se arrin dhe bonsuet e përcaktuara për skuadrën, paga mund të jetë edhe më e lartë. Koncepti është i thjeshtë, sa më shumë luan, aq më shumë paguhesh. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse do të pranohet diçka e tillë nga lojtari që i duhet të kushtëzojë fitimet e tij, me një gjendje fizike që deri tani ka lënë shumë për të dëshiruar. Klubi nga ana e tij dëshiron të demonstrojë se beson ende te Dembele pasi në rast se prezencat e tij do të jenë konstante, Dembele do të përfitojë shumë financiarisht. Gjithsesi me një lojtar si ai, është më mirë të mos krijosh shumë pritshmëri, pasi rreziku për t’u zhgenjyer është i madh.
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...