Sport

Barça “falënderon” Interin, mposht lehtësisht Atleticon

Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 18 March 2024

Barcelona gjen një Atletico “të shtrydhur” nga impenjimi i stërmundimshëm në Champions League në javën e 29-të të La Ligas.

Pavarësisht mbështetjes dhe entuziazmit të tifozëve në “Wanda Metropolitano”, skuadra e Simeones e kishte të pamundur t’i përgjigjej ritmit të “blaugranave”.

3-0 fitoi Barcelona, që ngjitet kështu në vendin e dytë, duke parakaluar Gironën. Reali, gjithsesi, mbetet i shkëputur më krye me +8 pikë.

-Advertisement-

Joao Felix, Lewandowski dhe Firmin vulosën këtë sukses të thellë të skuadrës së Xavit, që vazhdon të besojë se mund ta përmbysë diferencën me Realin në garën për titullin kampion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera