Lajme

Barazo Faturën për SOS Fshatin për të gjashtin vit me rradhë!

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 24 April 2020

Meridian Express së bashku me konsumatorët e saj tash e gjashtë vjet me radhë përmes kampanjës “Barazo Faturën” kanë përkrahur fëmijët e SOS Fshatit në Kosovë.

Edhe këtë vit, kjo kampanjë po fillon në muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e solidaritetit, për të synuar krijimin e klimës së dashurisë ndërnjerëzore, mëshirës dhe vetëdijes për t’i ndihmuar
të tjerët.

Si mund të kontriboni ju në ndihmë të fëmijëve të SOS Fshatit?

-Advertisement-

Pas çdo blerje që ju bëni në Meridian Express, keni mundësi të barazoni faturën, duke dhuruar shumën e mbetur për SOS Fshatin. Nëse fatura është 4.97 euro, atëherë duke paguar 5 euro,
ju dhuroni tre centë për fëmijët e SOS Fshatit. Për të treguar transparencën e kampanjës, secila shumë e dhuruar figuron në formë të produktit në kuponin fiskal.

Vitin e kaluar Meridian Express së bashku me konsumatorët e saj kanë mbledhur 4,941.20 € për të mbështetur fëmijët e SOS Fshatit, e kësaj rradhe aspiron që të arrijnë të mbledhin më shumë
fonde edhe për shkak të situatës së pandemisë ku tani fëmijët e SOS Fshatit kanë nevojë edhe më shumë për këto mjete.

Meridian Express, duke qenë gjithmonë i angazhuar në veprimtari të tilla, njëherit ka treguar se është ndër themeluesit e Përgjegjësisë Sociale Korporative. E gjithë ky kontribut i Korporatës
Meridian, u shpërblye me çmimin për filantropi koorporative në kosovë nga FIDES në vitin 2010 dhe 2018, pastaj çmimin për përgjegjësi sociale nga CSR Kosova në vitin 2013 dhe 2018 dhe
CSR Europe 2013 si dhe çmimi “Mik i Fëmijëve” nga KOMF në vitin 2019.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera