Fun & Video

Barazia gjinore, tani edhe me semaforë gay dhe lezbikesh (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 23 July 2018

Pas Hamburgut dhe Flensburgut edhe bashkia e qytetit Frankfurt mbi Main vendosi që shenjat e zakonshme të trafikut për këmbësorë të zëvendësohen në dhjetë semaforë të qytetit përgjithmonë me sinjale që tregojnë një çift homoseksual duke u përqafuar, ose një çift lezbikesh të kapura dorë për dore. Mbi ta shkëlqen edhe një zemër e vogël.

Dhuratë speciale për Christopher Street Day

Gjatë fundjavës në Frankfurt mbi Main zhvillohet parada e LGBT-ve, Christopher Street Day. Në të pritet të marrin pjesë rreth 100.000 vetë.

-Advertisement-

E ngarkuara për integrimin pranë bashkisë Sylvia Weber tha se “Çiftet homoseksualë dhe lezbikë të semaforëve kanë një fuqi të lartë simbolike, ato janë një shenjë kundër përjashtimit dhe diskriminimit dhe pro barazisë dhe pranimit”. Ato tregojnë se sa e rëndësishme është politika e barazisë.

Fuqi e lartë simbolike

Semaforë me sinjale që tregojnë një çift homoseksualësh ka edhe në Madrid apo Vjenë. Kurse në mars në Melburn të Australisë në dhjetë semaforë simbolet e burrave u zëvendësuan me simbole grash.

Ky aksion i iniciuar nga një organizatë bamirëse synon të promovojë barazinë gjinore dhe do të zgjasë vetëm për një periudhë prej dymbëdhjetë muajsh.

Simbole femrash në semaforë ka edhe në disa qytete të Gjermanisë, për shembull në Këln dhe Leipzig.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera