Lajme

Banorët e Malishevës protestojnë kundër gurëthyesve

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 30 November 2018

Përveç Prishtinës që ka ajër të ndotur nga faktorë të shumtë, probleme të tilla ka edhe në pjesët tjera të Kosovës.

Të premten banorët në Malishevë kanë protestuar para komunës për shkak të siç thonë ata hapjes së veprimtarive të shumë gurëthyesve.

Konkretisht, banorët e fshatit Kërvasari të kësaj komune po përballën me disa punime të një kompanie shumë afër shtëpive të tyre.

-Advertisement-

Kjo kompani, sipas banorëve po nxjerrë dhe përpunon gurin, ku sipas tyre po dëmton mjedisin dhe ajrin.

Ata kanë kërkuar informata nga kryetari Begaj nëse ky operator ka leje për ta zhvilluar veprimtarinë e tij si në organet komunale, ashtu edhe në Ministrinë e Minierave dhe Mineraleve.

Duke parë mos reagimin e komunës, kanë protestuar para objektit të komunës, ku kanë paraqitur shqetësimet e tyre.

Banorët e këtij fshati kanë paralajmëruar edhe protesta të tjera deri në realizimin e të drejtës së tyre themelore për jetë dhe shëndet të plotë./Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera