Lajme

Banorët e Hades protestojnë për vonesën e procesit të zhvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 04 April 2018

Banorët e fshatit Hade do të protestojnë sot në fshatin e tyre për t’i shprehur pakënaqësitë ndaj vonesës në procesin e zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.

 

Protesta do të bëhet në formë të organizuar ku nisja bëhet nga shkolla “Fazli Grajqevci” për, në fshatin Hade.

-Advertisement-

Këshilli Organizativ i Protestës ka ftuar të gjithë ata të cilët janë në dijeni për parregullsitë dhe brengat e banorëve të fshatit Hade t’i bashkohen protestës.

Protestës i bashkohet dhe Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), që si organizatë ka mbështetur fuqishëm të drejtat e këtyre banorëve që u janë cenuar tash e sa vjet.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera