Lajme

Banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren do të kompensohen, 7 ditë afat për parashtrim të kërkesave

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 03 January 2025

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se banorët e dëmtuar nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në natën e Vitit të Ri në Prizren kanë të drejtë kompensimi.

Ai ka sqaruar se ata duhet që në afat prej 7 ditësh të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar.

Totaj ka bërë me dije se Komisioni për vlerësimin e dëmeve ka qenë sot në vendngjarje për t’i informuar banorët.

-Advertisement-

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkatuara nga incidenti me mjete piroteknike në lagjen “Bazhdarhane” ishte sot në vendin e ngjarjes për t’i informuar banorët e dëmtuar se duhen, në afat prej 7 ditësh sipas ligjit, të parashtrojnë kërkesë në Drejtorinë e Emergjencave dhe Sigurisë për dëmet që u janë shkaktuar”, ka shkruar Totaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera