Bankat shtrëngojnë kriteret për dhënien e kredive për individët e bizneset
Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 21 January 2023
Standardet e kreditimit vijuan të shtrëngohen edhe në tremujorin e fundit të vitit 2022. Raporti i sapo publikuar nga Banka e Shqipërisë për këtë periudhë vëren se shtrëngimi është rritur si për individët, ashtu edhe për bizneset.
Faktorët që ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset lidheshin kryesisht me perceptimin e rrezikut nga ana e bankave. Më konkretisht, rreziku i perceptuar nga aftësia paguese e kredimarrësit, nga situata aktuale ekonomike në vend dhe perspektiva për të, si edhe rreziku mbi kolateralin e kërkuar sollën shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset.
Banka Qendrore parashikon që në tremujorin e parë të vitit 2023, standardet e kreditimit priten të mbeten thuajse të pandryshuara, në të dyja segmentet e qëllimit të përdorimit të kredisë. Në terma të madhësisë së biznesit, standardet priten të jenë të shtrënguara për biznesin e vogël e të mesëm, ndërkohë që të mbeten thuajse të pandryshuara për biznesin e madh.
Sipas vrojtimit, bankat tregtare janë shprehur se rritja e shpejtë e normave të interesit për instrumentet që shërbejnë në indeksimin e kredive të dhëna për bizneset, I kanë shtyrë këto institucione të lehtësojnë kushtet e tjera të kreditimit, në mënyrë që të “kompensojnë” për efektin e rritjes së normave të interest të kredive.
Ndërkohë, vërehet rritje e kërkesës për kredi nga bizneset, sidomos tea to të mëdha. Elementi kryesor që solli rritjen e kërkesës për kredi nga bizneset, në gjykimin e bankave, ishte nevoja më e lartë për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues.
Banka e Shqipërisë parashikon se kërkesa për kredi e bizneseve pritet të bjerë në tremujorin e parë të vitit 2023, kryesisht në sajë të tkurrjes së pritur të kredisë për qëllime investimi. Kredia në mbulimin e nevojave për likuiditet pritet të jetë e lartë edhe në tremujorin e parë të vitit 2023.
Nga ana tjetër, standardet e kreditimit për individët vijuan shtrëngimin në tremujorin e katërt të vitit 2022. Shtrëngimi u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore.
Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për individët ishte pasojë e perceptimit të rrezikut nga bankat lidhur me situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të; zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave; aftësinë paguese të kredimarrësit; si edhe me kolateralin e kërkuar. Po ashtu, factor tjetër që ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit ishte edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut. Shtimi i konkurrencës në sistem bankar u raportua si faktor me ndikim pozitiv në standardet e kreditimit për tremujorin e katërt.
Kërkesa e individëve për kredi u perceptua më e ulët në tremujorin e fundit, si për kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe për ato konsumatore. Ndikimin kryesor në rënien e kërkesës për kredi nëtremujorin e katërt të vitit 2022, sipas gjykimit të bankave, e kanë dhënë niveli i përgjithshëm i normave të interesit; zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave; besimi konsumator; si edhe kreditë nga bankat e tjera. Në tremujorin e parë të vitit 2023, bankat presin që kërkesa për kredi të jetë sërish në rënie, si në blerjen e banesave, ashtu edhe në financimin e konsumit. (Scan)
Të tjera
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...
-
25 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut
Më 21 maj bëhen 25 vite nga masakrimi i 13 qytetarëve të pafajshëm në fshatin...
-
Kusari -Lila thotë se Kosova “ndoshta” do të bëhet anëtarë e KiE para fundit të vitit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, ka thënë ë...
-
Abdixhiku thotë se Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore: Nëse ka merak, ia hapë një ministri për veriun dhe e bëj ministër
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në “Pressing” të ...