Banka Botërore: Kosovës i duhen edhe 30 vjet për t’i arritur të ardhurat e disa shteteve si Çekia dhe Sllovenia
Autori: Gazeta inFokus 17:49 | 06 December 2022
Zyra e Bankës Botërore në Kosovë, ka bërë të ditur se Bruto Produkti Vendor real në Kosovë për kokë banori është përmirësuar dhjetëfish prej vitit 1990 e deri më sot, ku nga 400 dollarë sa ishte në vitet e 90-ta, tash është më shumë se 4 mijë dollarë.
Sipas Kornizës së re të Partneritetit, Kosovës me ritmet aktuale të rritjes ekonomike, do t’i duhen rreth 30 vjet për të arritur të ardhurat e saj për kokë banori si Letonia, Estonia, Lituana, Çekia e Sllovenia.
“Kështu që Kosova ka nevojë për një rritje më të shpejtë dhe, për ta bërë këtë, Kosova duhet të krijojë vende pune më cilësore dhe të përmirësojë nivelet e konkurrencës”, është shprehur Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.
Tutje, në raportin e publikuar nga Banka Botërore thotë se deficiti tregtar i Kosovës mbetet kronikisht i lartë, duke reflektuar konkurrueshmërinë e kufizuar të eksporteve.
“Përkundër momentumit të fundit në eksportet e mallrave, deficiti në tregtinë e mallrave qëndroi në pothuajse 45% të BPV-së në vitin 2021. Deficiti i lartë tregtar në mallra është kompensuar pjesërisht nga suficiti tregtar në shërbime, me eksportet e shërbimeve të fokusuara në shpenzimet e udhëtimit dhe të nxitura nga kërkesa nga diaspora kosovare. Mbi 90% e firmave kosovare janë mikro dhe të vogla me rekord të kufizuar të rritjes, dhe vetëm 6% e firmave kosovare eksportojnë”, thuhet në raport.
Të tjera
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...