Lajme

Banka Botërore: 411 miliardë dollarë do të kushtoj rindërtimi i Ukrainës nga lufta

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 23 March 2023

Kostoja e vlerësuar e përpjekjeve të rindërtimit në Ukrainë pas pushtimit të Rusisë ka arritur në 411 miliardë dollarë, sipas një vlerësimi të përditësuar nga Banka Botërore.

Kjo kosto, sipas CNN, përfshin rreth 135 miliardë dollarë dëme të drejtpërdrejta – kryesisht në sektorët e strehimit, transportit, energjisë, tregtisë dhe industrisë, sipas bankës. Pjesa më e madhe e dëmeve është përqendruar në rajonet lindore të vijës së parë, duke përfshirë Donetsk, Kharkiv dhe Luhansk.

“Shuma e dëmeve dhe nevojave për rikuperim aktualisht nuk përfshin të dhëna për humbjen e infrastrukturës, banesave dhe bizneseve në territoret e okupuara”, tha kryeministri ukrainas Denys Shmyhal. “Presim që të dhënat të plotësohen dhe qeveria të fillojë menjëherë punën e restaurimit në këto territore”.

-Advertisement-

Kostoja e rindërtimit është një vlerësim i përbashkët i bërë nga qeveria e Ukrainës, Grupi i Bankës Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera