Lajme

Banesën e njëjtë ia shiti dy personave, arrestohet gjilanasi

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 26 February 2023

Një rast i mashtrimit ka ndodhur pasditen e së shtunës në Gjilan, ku një person i kishte shitur banesën e njëjtë dy personave, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, I dyshuari pas arrestimit është intervistuar dhe ka pranuar që banesën e njëjtë ja kishte shitur dy personave në periudha të ndryshme kohore.

“Me  25.02.2023-15:45, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shitur banesën e njëjtë,  në përudha kohore të ndryshme, dy viktimave meshkuj kosovar. Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar veprën në tersi”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera