Banesa në shitje… me kriptovaluta
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 13 December 2021
Në botë ekzistojnë mbi 5,000 kriptovaluta të ndryshme, por më të popullarizuarat mbeten Bitcoin dhe Ethereum.
Personit i duhet një “portofol”, apo një aplikacion online, përmes të cilit transferon para reale për blerjen e kriptovalutave.
Kriptovalutat mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime të zakonshme, ndonëse shumë njerëz investojnë në to sikurse në pasuri të tjera, të tilla si aksionet apo metalet e çmueshme.
Sipas të dhënave zyrtare në Kosovë, rreth 10 mijë operatorë të identifikuar -persona fizikë dhe juridikë – llogaritet se kanë investuar apo përdorin kriptovaluta.
Kompania ndërtimore “Pozhegu Brothers”, me seli në Prishtinë, ka kohë që ka filluar ofertën e shitjes së banesave me Bitcoin.
Pronari i kompanisë, Qemajl Pozhegu, thotë se ka interesim të madh për të paguar me para digjitale, sidomos nga të rinjtë, porse ende nuk është realizuar ndonjë shitblerje.
“Ne nuk pranojmë Bitcoin, por bashkëpunojmë me Zyrën e Këmbimit Valutor që operon në Prishtinë. Nëse klienti vjen të blejë banesë më kriptovalutë, ne e lidhim me këmbimore. Ata i transferojnë mjetet nga kriptovaluta në euro dhe klienti paguan produktin me euro”, thotë Pozhegu.
Radio Evropa e Lirë ka vizituar disa zyra të këmbimit valutor, për t’u interesuar për mënyrën e blerjes dhe shitjes se kriptovalutave.
Në këto zyra, qytetarët mund të blejnë, shesin apo hapin llogari të kriptovalutave.
Sipas punonjësve, tregtimi me kriptovaluta nuk është proces i vështirë, por ata nuk japin shumë detaje. Ata thonë se interesimi i qytetarëve është i madh, sidomos për blerjen e tyre.
Pronarët e këmbimoreve në Prishtinë nuk kanë pranuar të prononcohen dhe identifikohen për Radion Evropa e Lirë.
Në Bankën Qendrore të Kosovës, këto zyra janë të licencuara për këmbimin e valutës vendase me valuta të huaja dhe anasjelltas, por jo për këmbim të parasë digjitale.
Më 3 dhjetor, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka lëshuar një komunikatë për media, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që gjenerojnë të ardhura nga kriptovalutat, t’i deklarojnë ato dhe të paguajnë tatim për to.
Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se për administratën, nuk është me rëndësi se cilën valutë e përdor biznesi apo qytetari; e rëndësishme, sipas tij, është të kryhen obligimet tatimore.
“Kemi informata për zhvillim të këtyre aktiviteteve. Numra nuk mund të themi, sepse ndryshojnë nga dita në ditë dhe nga çasti në çast, mirëpo këto transaksione do të trajtohen nga ATK-ja, sepse e kemi detyrim ligjor që të trajtojmë çdo aktivitet ekonomik, që zhvillohet brenda territorit të Kosovës”, thotë Murtezaj.
Albani Bytyqi, bashkëpronar i lokalit “N’dritare”, tregon për Radion Evropa e Lirë se si i ka paguar tatimet për qarkullimin që ka pasur në kriptovaluta:
“Kemi pasur vizitë nga ATK-ja dhe ia kemi sqaruar se kur klienti bën porosi, kuponin fiskal ne e printojmë në euro, nuk kemi të drejtë të lëshojmë kupon fiskal në Bitcoin. Mirëpo, pagesën e marrim në llogarinë tonë personale të Bitcoinit. Nuk kemi llogari të biznesit në Bitcoin, sepse nuk ka ligj që e rregullon këtë çështje në Kosovë. Por, ato mjete i kemi bartur në llogari personale”.
Republika e Kosovës deri më tash nuk ka ndonjë ligj që rregullon tregun e kriptovalutave.
Kuvendi është në përgatitje të një projektligji të tillë, i cili do t’i përcaktojë rregullat e përdorimit të parave digjitale brenda territorit të Kosovës.
Përveç kategorizimit të kriptovalutave dhe të formave të tatimit, ligji synon të krijojë edhe një evidencë të saktë të personave që operojnë me kriptovaluta në Kosovë.
Të tjera
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...