Sport

Ballkani – Gjilani, ndeshja e vetme që do të zhvillohet sot në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 02 October 2022

AlbiMall Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me javën e nëntë.

Ndeshja e vetme për sot do të zhvillohet në Suharekë, mes Ballkanit dhe Gjilanit, e cila pritet të jetë mjaft interesante, shkruan Gazeta Express.

Kampioni në fuqi i Kosovës, që ka zhvilluar vetëm 6 ndeshje deri më tani, ka grumbulluar 15 pikë dhe renditet i dyti në tabelë – kurse gjilanasit me 14 pikë ndodhen një pozitë më poshtë.

-Advertisement-

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00.

Kujtojmë se për sot ishte e paraparë që të zhvillohet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Trepçës ’89, por ndeshja u shty pas mos-marrëveshjeve mes klubit kryeqytetas dhe Federatës së Futbollit të Kosovës lidhur me stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në fund, Komisioni i Garave vendosur që kjo ndeshje të shtyhet në afat të pacaktuar

Në njoftimin e lëshuar nga FFK të shtunën, thuhet se ky vendim u mor për shkak se gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” është në gjendje kritike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera