Sport

Ballisti në rrezik, ndërhyn Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 06 Shtator 2017
Një ditë pasi Gjykata e Lartë kroate i hapi rrugën ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka thirrur në takim ambasadoren kroate në Shqipëri, Sanja Bujas Juraga.

Mësohet se kreu i shtetit i ka shprehur shqetësimin për rrezikimin e jetës së Morinës në rast ekstradimi, dhe mosgarantimin e një procesi të drejtë, raporton TopChannel.

Ndërkohë, nga Beogradi, ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburoviq i quan spekulime deklaratat se për Morinën nuk do të bëhet një gjyq i paanshëm. Ajo deklaron se gjykatat serbe do t’i garantojnë një gjykim të drejtë Ismail Morinës.

“Sa i përket çështjes, duhet të presim vendimin e Ministrisë së Drejtësisë kroate, por besoj se Morina do të ekstradohet, në mënyrë që të fillojnë procedurat në Gjykatën e Lartë në Beograd”, tha Kuburoviq, ministre e Drejtësisë në Serbi.

-Advertisement-

Morina ndodhet në Dubrovnik që prej 31 korrikut, ku edhe ka bërë kërkesë për azil. Krerët më të lartë të shtetit janë angazhuar në lëvizje diplomatike për lirimin e tij.

Ndërsa protestat për Morinën janë të pranishme në çdo ndeshje të luajtur nga Shqipëria dhe Kosova, që prej arrestimit të tij. Tifozëria dardane në Zagreb kërkoi lirimin e Morinës, ndërsa kuqezinjtë në Strumicë thirrën në kor emrin e Ballist Morinës në ndeshjen me Maqedoninë, të martën.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy