Sport

Ballisti kërkon ndihmë nga Edi Rama (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:33 | 08 September 2017

Ismail Morina po kërkon ndihmë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ismail Morina po i kërkon ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të ndërhyjë tek autoritetet kroate që të mos e ekstradojnë në Serbi, shkruan e përditshmja serbe, Kurir.

Ballisti, i cili dirigjoi dronin me flamurin e Shqipërisë së madhe mbi stadiumin e Beogradit, po i frikësohet një ekstradimi nga Kroacia në Serbi dhe gjykimi të padrejtë në gjyqet e Serbisë.

-Advertisement-

Për këtë, raportohet se Morina po e kërkon ndihmën e kryeministrit shqiptar dhe ndikimin që ia ka tek kroatët për ta parandaluar ekstradimin në Serbi. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera