Sport

Ballistët falënderojnë Canën: Ishe ti ai që refuzove të luaje me Zidanen e Henryn (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 10 October 2017

Tifo grupi i skuadrës nga Maqedonia, Shkëndija e Tetovës “Ballistët” kanë falënderuar ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Canën.

Ish-lojtari i Marseille, Sunderland e Lazios, mbrëmë i dha fund me kombëtaren kuqezi, në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Borici”.

Cana më nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë, ndërsa Ballistët kanë një mesazh emocionues për të.

-Advertisement-

“I dashur kapiten. Nuk mjaftojnë fjalët, vargjet që të përshkruajmë madhështinë tënde, ndoshta duhen romane të tëra. Refuzove asaj kohe një superfuqi si Franca, refuzove për bashkëlojtarë emra si Zinedine Zidane, Thierry Henry e shumë të tjerë, vetëm që të nderosh kombin tonë të shenjtë”, shkruhet në një pjesë të mesazhit nga Ballistët.

Më poshtë e keni statusin e plotë kushtuar Lorik Canës nga tifo grupi i njohur Ballistet./IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera