Balla ultimatum krerëve të PS: Ose kryetarin, ose drejtorin. Ja kush ikën
Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 02 November 2017
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, u kërkoi 10 kryetarëve të PS-së në bashki që të heqin dorë nga postet drejtues në administratë.
RAMA-RUCI-BALLA
Ai ka mbledhur 61 drejtuesit socialistë në çdo bashki dje në Tiranë, me të cilët ka diskutuar problematikën paszgjedhore në PS.
Në mbledhjen e fundit të Asamblesë, problematik ka qenë fakti se disa drejtues socialistë, të cilët paguhen nga partia për të drejtuar degën e saj në bashki, mbanin edhe poste drejtorësh, duke krijuar probleme dhe me strukturat lokale.
Balla u kërkoi atyre se duhet të zgjedhin ose postin e kryetarit të degës, ose postin e drejtuesit në administratë. Mësohet se nga 10 kryetarë degësh, tre kanë pranuar që të heqin dorë nga drejtimi i partisë duke mbajtur postin e drejtorit, siç ishin kryetari i PS-së së Bashkisë Peqin, Edurim Teqja, ai i PS-së së Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, dhe PS-së së Bashkisë Lushnjë, Lindita Buxheli.
Në këtë mënyrë, në këto bashki por dhe në Bashkinë Lezhë, do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e PS-së, pasi kryetarja e PS-së Lezhë, Ardiana Jaku, mori postin e zv.ministres së Shëndetësisë. Zgjedhjet do të bëhen më 15 dhjetor dhe për kreun e PS-së në këto katër bashki do të votojë anëtarësia përmes parimit një anëtar-një votë.
Sipas statutit të PS-së, posti i kryetarit të PS-së së bashkisë është i papajtueshëm me çdo post në administratë. Në këtë mënyrë, kreu i PS-së nuk mund të mbajë edhe detyrën e drejtorit në një ent publik apo institucion, ai është funksionar me rrogë dhe kohë të plotë. Mandati i kryetarit të PS-së në bashki matet me rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale, ndërsa kryetarët e organizatave vlerësohen për rezultatet në çdo zgjedhje, si ato lokale, ashtu edhe ato parlamentare.
Në këtë mënyrë, edhe pse në disa bashki PS ka marrë rezultat më të dobët se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, kryetarët e PS-së në këto bashki do të vijojnë punën, ndërsa gjykimi për to do të bëhet pas zgjedhjeve vendore të vitit 2019. Ndërkaq, në PS vijon procesi zgjedhor për kryetarët e organizatave, pas analizave të bëra pas zgjedhjeve parlamentare.
Sekretari i Përgjithshëm Taulant Balla ka kërkuar përsëritjen e zgjedhje në ato raste kur rezultati në qendrën e votimit që mbulon ajo organizatë ka qenë më i ulët se në zgjedhjet e kaluara. Për këtë qëllim, ai ka propozuar shtyrjen e zgjedhjeve të brendshme deri më 30 nëntor.
Krerët e degëve të PS që nuk e arritën objektin në zgjedhje
Dega e PS Elbasan, Ardit Demiri, minus 288 vota
Dega e PS Cërrik, Gëzim Salla, minus 1,162 vota
Dega e PS Peqin, Edurim Teqja, minus 2,957 vota
Dega e PS Përrenjas, Haxhi Çollaku, minus 485 vota
Dega e PS Shkodër, Arvit Osja, minus 2,285 vota
Dega e PS Vau i Dejës, Kristian Shkreli, minus 547 vota
Gega e PS Pogradec, Bledi Çomo, minus 1,524 vota
Dega e PS Pustec, Jani Ago, minus 127
Dega e PS Devoll, Eroldi Begolli, minus 2,340 vota
Dega e PS Kuçovë, Sybi Shehu, minus 465 vota
Dega e PS Skrapar, Edmond Omeri, minus 226 vota
Dega e PS Dibër, Afrim Mikli, minus 1,452 vota
Dega e PS Këlcyrë, Hodjan Selmani, minus 387 vota
Dega e PS Kavajë, minus 1,939 vota
Dega e PS Kamëz, minus 353 vota
Dega e PS Rrogozhinë, Haxhi Memolla, minus 477 vota
ARISTIR LUMEZI/PANORAMA
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...