Lajme

Balla reagon pas protestës: Opozita zbatoi porosinë e Putinit

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 12 November 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga opozita në Shqipëri, të cilët i ka quajtur “aleancë të rublave ruse”.

Ai ka deklaruar se opozita po vazhdon të financohet nga Kremlini, dhe se këta të fundit e zbatuan porosinë e Putinit.

Në shkrimin e tij, Balla tha se opozita po bëhet “përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar”.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Aleanca e Rublave është përditë e më e lexueshme, çdo ditë e më e tërbuar, prej sonte edhe më e dëshpëruar! Rublat vazhdojnë të financojnë aleancën, njëlloj si në 2011 kur dhanë votën kundër Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe të shkruar në Kremlin, që lemerisi botën me gjoja trajtime çnjerëzore dhe trafiqe organesh nga UÇK! Opozita e rublave është e zhytur thellë në thesin e parave ruse. Porosia për sot nga Moska ishte që të mos kishte asnjë fjalë apo zë kundër agresionit rus në Ukrahinë. Dhe bedelat e Putinit në Tiranë e zbatuan. Turp!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera