Lajme

Bali Muharremaj reagon pas vdekjes së 26 vjeçarit nga Suhareka

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 02 May 2022

Një 26 vjeçar nga Suhareka ka humbur jetën sonte. I njëjti raportohet se është qëlluar me armë zjarri të llojit AK-47.

Kjo armë është gjetur rreth 30 metra larg shtëpisë së viktimës.

Viktima në këtë rast është, Faton Haxhaj, nga fshati Greikoc i Suharekës.

-Advertisement-

E pas kësaj, ka reaguar edhe i pari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Muharremaj ka ngushëlluar familjen Haxhaj, teka tha se duhet të gjejnë forcë për të tejkaluar dhimbjen, transmeton lajmi.net.

“Fatoni është prej atyne djemve të rrallë, që ua kam admiru energjinë për jetën. E kam pa më veçantë natyrisht, sepse ishte djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj. Ditë të vështira po përjetojmë. Megjithate duhet ta gjejmë forcën që ta tejkalojmë dhimbjen. Ngushllime Familjes Haxhaj”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera