Sport

Bale “madhështor”/ Uellsi shpreson “biletën” pas 64-vitesh pritje

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 25 March 2022

Gareth Bale ishte protagonisti absolut në kualifikimin e Uellsit në fazën finale të “Play Off-it” Katar2022. 32-vjeçari shënoi dy gola ndaj Austrisë, në fitoren 2-1 të enjten në mbrëmje duke mbajtur në lojë shpresat për një “biletë” në mesin e 32 skuadrave më të mira të planetit.

Në prag të sfidës, Bale ishte kryefjala në përfaqësuesen e Uellsit, pasi sulmuesi i Real Madrid nuk ishte aspak në formë, jo vetëm për minutat apo golat, por edhe nga gjendja e tij fizike, pasi sapo ishte rikthyer nga një dëmtim. Ndaj Austrisë, Gareth, tregoi se është po i njëjti, në gjendje për të marrë përgjegjësinë e plotë si një kapiten i vërtetë dhe për më tepër duke dhuruar “show” me golat e tij. Për herë të fundit, ishi i Tottenham kishte shënuar me përfaqësuesen e tij, në 5 shtatorin e vitit kaluar, tre gola ndaj Bjellorusisë.

Me dy rrjetat personale, Bale prek shifrën e 38-të golave me Uellsin në 101 prezenca, nga debutimi i tij në vitin 2006, duke thelluar akoma më shumë numrat e tij personal me përfaqësuesen, pasi kryeson i vetëm listën e golashënuesve dhe është 5 ndeshje larg rekordmenit Chris Gunter, sa i përket prezencave. Austria bëhet kundërshtari i shtatë, ndaj të cilit, Bale shënon dy apo më shumë gola me fanellën e Uellsit, ndërsa forma e treguar të enjten në mbrëmje mund të jetë një sinjal i fortë dhe i drejtpërdrejt edhe për Real Madrid dhe teknikun italian Ancelotti.

-Advertisement-

Uellsi tashmë do të presë fituesin e çiftit Skoci-Ukrainë, që do të luhet në qershor, për të tentuar biletën për në Katar2022 dhe jo vetëm, pasi Uellsi nuk merr pjesë në fazën finale të një Botërori prej 64 vitesh, pas Suedi 1958, e cila ishte prezenca e parë dhe e vetme, me Uellsin që në atë edicion u eliminua në çerekfinale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera