Lajme

Bajrami: Votimi për rrëzimin e Qeverisë, çështje ditësh

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 03 May 2017

Shefja e Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka deklaruar sot se brenda pak ditësh ndoshta edhe në fundjavë do të vihet epilogu i iniciativës së marrë nga Nisma për futjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Mustafës në Kuvendin e Kosovës.

Bajrami ka thënë gjithashtu se janë në kërkim të votave, 61 prej tyre që iu nevojiten për ta rrëzuar Qeverinë, transmeton Indeksonline.

Këtë deklarim Bajrami e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit. Në mbledhjen e kryesisë është vendosur që të enjten të jetë një seancë me interpelanca të mbetura derisa në javën tjetër të mbahet një seancë të rregullt./Indeksonline/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera