Lajme

Bajrami: Vëzhgimi i gazetarëve përmes AKI-së, pika më e ulët e kësaj qeverie

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 25 October 2024

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti po i mbron të korruptuarit e po i përndjekë gazetarët.

Bajrami ka thënë se përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja, dhe dorëzimi i lëndës nga ana e tyre në Prokurori, shënon jo vetëm pikën me të ultë të kësaj Qeverie, por dhe pikën me të ultë të demokracisë në vend.

“Kjo çështje nuk është thjeshtë përndjekje e tre gazëtarëve – e tre individëve, kjo është tentativë heshtë çdo zë kritik dhe me qu vendit drejt autoritarizmit të plotë. Për më tepër instrumentalizimi i institucioneve shtetërore për llogari të ulëta politiko-partiake është rrezik për demokracinë. Këtë fenomen ne s’guxojmë dhe s’duhet ta lejojmë që të bëhet normë. Andaj edhe thirrja shkon prej krejt ata burra e gra që punojnë në insitucione që t’i shërbejnë shtetit dhe jo partive politike. Meqë 9 shkurti nuk është larg duhet ta dimë të gjithë se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje mes autoritarizmit ku po rrshet vendi dhe demokracisë”, ka shkruar bajrami në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera